Një nga tiparet më të fortë të personalitetit të kompanisë tonë është angazhimi. Ne jemi të angazhuar për klientët tanë, anëtarët e ekipit tonë, industrinë tonë dhe me njëri-tjetrin.

Shpresa Al Construction ofron shërbime të plota e të specializuara në ndërtime komerciale dhe institucionale. Ne ofrojmë shërbime kontraktuese të përgjithshme tradicionale, si dhe ide konkrete për projektimin e ndërtimitdhe menaxhimin e punimeve deri në realizimin e projektit.  Gama e gjerë e shërbimeve që ofrojmë përfshin: Shërbimin e parakonstruksionit, ideimin e projektit, vlerësimin dhe dizajnimin, përgatitjen e preventivitbuxhetor, vlerën inxhinierike, analizimin e fazave të realizimit të projektit, menaxhimin e përgjithshëm dhe përfundimin konkret të asaj çka ndodhet në letër.
Duke ofruar një gamë të plotë të shërbimeve të ndërtimit kemi bërë të mundur gërshetimin e një sistemi që përputh nevojat e klientëve tanë me qëllimin dhe buxhetin. Me një staf të inxhinierësh, kapacitete teknike, cilësi,vizion dhe kohë reale, “Shpresa-Al Construction” ofron punime të ndryshme civile, ndërtime infrastrukturore, ujësjellësa, kanalizime etj. Pavarësisht se ky aktivitet ka nisur në vitin 2005, brenda pak viteve kompanisë i janë besuar projekte të rëndësishme nga pushteti lokal, projekte të cilat i ka realizuar brenda të gjitha afateve dhe me standarte të larta cilësie.

Ndër projektet kryesore të realizuara nga “Shpresa-Al Construction” janë:
“Ndërtimi i K.U.Z Bathore”,
“Rikonstruksione shkollash”-Komuna Lekbibaj Tropojë,
“Rikonstruksion Qendër Shëndetësore”-Komuna Lekbibaj Tropojë,
“Rikonstruksion i rrugës Lurë-Laknas” etj. Ndërkohë, në vitin 2007
aktiviteti është zgjeruar edhe me ofrimin e prodhimeve të betonit si Beton M-100, 150, 200, 250,300 dhe tuba e bordura të ndryshme betoni. Këto prodhime janë të testuara për rezistencën e shtypjes sipas të gjitha standarteve të ISTN-së. Po ashtu, prodhohen edhe tuba e bordura betoni me përmasa të ndryshme, sipas kërkesave të veçanta të çdo klienti. Kompania disponon gjithe stafin Inxhiniero – Teknik per ndertime, sherbime, rikonstruksione rrugesh, shkollash, qendrash shendetesore, kanalizime, ujesjellesa etj.